Salla Konferences

Nëse jeni në kërkim të një salle konference apo një hapesirë eventesh që dëshironi të mbahen mend, ne ju ofrojmë atë që ju po kërkoni.
Salla jonë e konferencave përmbush cdo standart profesional në raport me teknologjinë, cmimet konkurruese, si edhe hapesirën e konsiderueshme e cila mund ti përshtatet cdo madhësie grupi, me një kapacitet maksimal prej 80 personash.
Kjo sallë përmban Tabelën Interaktive Touch Screen, Projektor, dhe shërbim internet wireless apo kabllor.

Pishine e brendeshme

Pishina jonë e brendëshme, e pozicionuar në katin e fundit, është vendi ideal ku ju mund të çlodheni me familjen tuaj, të mbani trupin në formë dhe të shijoni një pamje relaksuese. Pishina ngrohet me sistem automatik për trajtimin e ajrit, duke mbajtur kështu një tëmperaturë konstante prej 30° C dhe një nivel lagështie prej 65%. Temperatura e ujit prej 29 ° C kontrollohet nga një sistem ngrohës elektrik dhe termal të koordinuara me njëra tjetrën. Cilësia e ujit garantohet nga instalimi i një sistemi osmosis të dyanshëm, duke e ruajtur nga kimikatet, ndërsa freskia e ajrit sigurohet falë sistemit të ionizimit. Një ambient i shendëtshëm dhe i mirëmbajtur i disponueshëm për të gjithë vizitorët e White Dream Hotel në çco kohë të vitit.

Fitness

White Dream Hotel ka një zonë fitnesi të pajisur me aparaturat më të fundit. Kjo hapsirë është e përbërë nga zona e kardios, zona e fitnesit dhe zona për trajnim nga instruktori. Ky ambient modern ka një sistem kondicionimi që garanton kushte optimale trajnimi. Zona e fitnesit është e disponueshme, nga ora 07:00 - 21:00, pa pagesë për klientët e hotelit dhe në këmbim të një tarife për klientët e jashtëm.