White Dream Hotel i rinovuar së fundmi, është një hotel me 4 yje, i dizejnuar për të inspiruar vizitorët me dhomat moderne dhe me hapsirë.
I pozicionuar vetëm 5 minuta larg Qendrës Tregtare TEG dhe 5 km larg qendrës së Tiranës White Dream Hotel ju ofron një qëndrim të qetë dhe mikpritës.
Stafi ynë profesional sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë tuajën.
Provoni mëngjesin që serviret i ngrohtë çdo ditë ose vizitoni barin tonë për ushqime të shpejta dhe pije.
Shijoni kuzhinën tradicionale dhe italiane nga shefi ynë me eksperiencë disa vjeçare.
Kontrolloni emailet tuaja ndërkohë që shijoni kafen e mëngjesit.
Kujdesuni për fizikun tuaj në qendrën tonë të fitnesit ose pishinën dimërore, me ndihmën e instruktorit tonë profesional.
White Dream Hotel ju ofron gjithashtu dy salla konferencash me hapsira të bollshme për të zhvilluar evente të ndryshme.